
Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e vlefshmë për javën e 12-të të Kategorisë së Dytë, të grupit B. Luftëtari ka fituar në transfertë përballë Delvinës me rezultatin 2-1, ndërsa Oriku fitoi në shtëpi 1-0 kundër Maliqit. Në krahun tjetër Butrinti “shpartalloi” Këlcyrën me rezultatin e thellë 6-0, kurse Turbina fitoi pa probleme 3-0 në transfertën e Labërisë. Ndërsa Pogradeci ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 përballë Shkumbinit.
Ndeshjet dhe rezultatet:
DELVINA-LUFTËTARI 1 -2 (Radovani 42'/ Merkuri 26', De Mello 53')
POGRADECI-SHKUMBINI 2 - 2 (Peqini 35', Myslimi 72'/ Nayara 12', 62')
ORIKU-MALIQI 1 - 0 (Gjoka 29')
LABËRIA-TURBINA 0 - 3 (Zere 51', Gjoka 68', Peqini 90+')
BUTRINTI-KËLCYRA 6 - 0 (Kolonja 21', Boci 37', Onuh 44', Buxhelaj 50', Lala 61', 74)