Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kastrioti mohon akuzat, vjen REAGIMI i parë zyrtar: Distancohemi kategorikisht nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Kastrioti mohon akuzat, vjen REAGIMI i parë zyrtar: Distancohemi
Pas lajmit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti – Bylis për shkak të kërcënimeve të arbitrave, klubi i Kastriotit ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. “REAGIM: Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim. Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit.”-shkruan klubi.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga