
Tirana pret biletën për në finalen e Kupës teksa fitorja 3-0 në ndeshjen e parë i dha komoditetin për të kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund. Pas ndeshjes me Teutën, zv.trajneri Karapici dha intervistën e tij për Oversport.
Kjo ndeshje s’kishte lidhje me derbin. Falenderim për çunat, një objektiv i arritur. Kishim qëllim për analizimin e situatës teksa para 3 ditësh kishim një ndeshje po me Durrësin. Në pjesën e dytë në kampionat ata përfituan nga situatat kur kishim topin në kontroll dhe këtë po përgatisnim sot. Sot nuk na vunë asnjëherë në vështirësi.
Të dyja ndeshjet kanë qenë në kontroll tonin. Ishte një 10 minutësh black-out dhe Teuta përfitoi por ne kemi qenë superior në lojë në të dyja ndeshjet.
Duhet të shënonim në pjesën e parë. Në derbi kemi mungesa të rëndësishme por çdo lojtar te Tirana është i rëndësishëm. Morëm një sinjal pozitiv për lojtarët që kanë luajtur më pak. Abazaj nuk ishte e nevojshme për të luajtur sot.
Situata në dhomat e zhveshjes është mirë, jemi në vendin e parë dhe në finalen e kupës. Tani kemi derbin dhe 3 të tjera mbrapa. Derbi është i veçantë, nuk besoj se luhet kampionati pasi ka edhe 3 ndeshje të tjera. Asgjë nuk zgjidhet me derbin.
Premio? Presidenti ka qenë gjithmonë i gatshëm gjatë gjithë vitit për të mbështetur ekipin. Finalja pastaj është një bonus tjetër që e vendos vetë presidenti.
Egnatia? Finalja është finale, mesa dimë është në datën 1 qershor. Çdo ndeshje ka historinë e vetë, sidomos kur luan për trofe. Tirana është mësuar me trofe dhe kjo mund të jetë një plus por Egnatia ka të gjitha shanset e saj.
Colella në stadium? Nuk e kemi parë, u bë disa herë që na sheh. Gjë e mirë pasi edhe ne studiojmë kudnërshtarët por besoj se ai ka kohën e lië dhe kënaqet kur na shikon.