Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kapiteni i Pescara-s thërret mbrojtësin kuqezi në skuadër

Shkruar nga NEWSPORT

Lojtarëve kuqezinj gjatë Kampionatit Europian iu rrit vlera e kartonit, pasi bënë përfaqësim dinjitoz në këtë kompeticion, i cili ishte vitrina më e mirë për ta. Në sulm janë hedhur ekipe nga mbarë Europa për të marrë shërbimet e tyre, ndërsa kuqezinjtë preferojnë Bundesligën 1 në Gjermani dhe Serie A në Itali.

[caption id="attachment_10298" align="alignleft" width="300"]Arlind Ajeti Arlind Ajeti[/caption]

Mirëpo, nuk mungojnë dhe ftesat që i bëjnë njëri-tjetrit në skuadrat ku luajnë. Mesfushori Ledjan Memushaj, i cili është dhe kapiteni i Pescara-s, skuadër që do të militojë në Serie A këtë sezon, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se dëshiron Arlind Ajetin ta ketë përkrah tij: “Arlindi është një mbrojtës i madh, kur mësova se Pescara po e ndiqte, fola me të. I tregova për ngjitjen në Serie A, për klubin, për qytetin. Mua do të më pëlqente ta kishim në ekip, por janë çështje që nuk më përkasin në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga