Lazio
Lazio ka fituar në transfertë përballë Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Maradona”, përfundoi me shifrat 0-2.
Golin e parë për ekipin kryeqytetas e shënoi Cancellieri në minutën e 6-të. Ndërkohë që për të dyfishuar shifrat për lacialët, mendoi mesfushori Basic, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 57-të.
Kështu, Lazio ngjitet në vendin e 9-të dhe shkon në kuotën e 47 pikëve. Në krahun tjetër me 66 pikë, Napoli mbetet në vendin e dytë, por afron më shumë me titullin Interin kryesues.
Goli i dytë i Lazios, Basic
Poll
