Pamje nga ndeshja Shqipëri-Uells
Kombëtarja e vajzave është mposhtur në shtëpi nga Uellsi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë, e shënoi Rhiannon Roberts. Mbrojtësja uellsiane, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të. Pavarësisht se vajzat kuqezi luftuan deri në fund dhe krijuan raste, nuk ia dolën t’i ndryshonin gjërat. Madje, Kombëtarja jonë goditi dy herë tranversën
Kështu, Kombëtarja e vajzave mbetet në vendin e 3-të në grup me 3 pikë. Në krahun tjetër me 10 pikë të grumbulluara, Ulesi mban vendin e dytë. Vlen të theksohet se në grupin e Shqipërisë janë edhe Çekia me Malin e Zi.
Poll
