
Kukësi ka shënuar një rekord përsa i përket ecurisë së pjesës së parë të sezonit, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që drejtuesit e klubit të lënë të qetë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Dy futbollistë të afruar, (Simon Rrumbullaku, Aniekan Favour) dhe gjashtë të tjerë në provë.
Trajneri Ernest Gjoka është në hall për planet e muajit janar. Do ti duhet të shpenzoj kohë me përgatitjet e skuadrës dhe kohë ekstra me vëzhgimin e 8 futbollistëve të afruar, 6 nga të cilët janë në provë e duhen parë me vëmëndje.
Kukësi përgjatë pjesës së parë të sezonit tregoi se në skuadër nevojitet një mbrojtës i majtë dhe një i djathtë për të plotësuar organikën. Ndryshe kanë menduar drejtuesit e klubit që po bëjnë të pamundurën për të shtuar cilësinë e ekipit drejt objekitivit titull.
Lojtarët e ardhur deri tani në provë
1-Kufre Ebong
2-Togaba Kontiwa Komlan
3- El Hadji Salim Bah
4- Franco Atchou
5- Abdoulaye Traore
6- Mahmadou Diallo