
Erzeni është një nga ekipet më simpatike në këtë sezon në Abissnet Superiore. Gjatë dy fazave të para shijakasit arritën të bënin mjaft mirë dhe të renditeshin në vendet e kreut në klaisfikim, duke qenë një pretendet për Europën.
Skuadra e Xhevahir Kapllanit pësoi një rënie gjatë fazës së tretë dhe kur tashmë është luajtur edhe ndeshja e javës së 28-të renditen në vendin e 5-të me 37 pikë.
Shijakasit janë ekipi që kanë pësuar më pak humbje në këtë sezon, vetëm 7, ndërsa kanë arritur të fitojnë në 8 raste. Por pavarësisht se kanë më pak humbje se ekipet e tjera, ajo që “tradhëton” Erzeni janë barazimet e shumta.
Plot 13 sfida kanë përfunduar në barazim, duke bërë që skuadra e Kapllanit të ndale hapin e saj. Gjatë këtij kampionati kanë arritur të shënojnë 30 gola, ndërsa kanë nxjerrë topin nga rrjeta në 36 raste.