Ditën e sotme rikthehet kampionati shqiptarë, teksa janë programuar të luhen 3 ndeshje mjaft interesante, në kuadfër të javës së 13-të të
"Abissnet Superiore", me skuadrat që do të kërkojnë ta rinisin siç duhet pas pauzës për shkak të Kupës së Botës.
Në orën 13:00 do të luhen dy sfida. Bylisi pret në “Adush Muça” skuadrën e Laçit. Kurbinasit tasahmë në stol kanë Gentian Mezanin me të cilin shpresojnë të kthehen protagonistë në pjesën tjetër të sezonit. Arian Bellai nga ana tjetër në shtëpi nuk dëshiron hapa fals, pasi tashmë të tijnë nuk e njohin fitoren prej disa javësh.
Dueli tjetër po në këtë orë do të jetë Kukësi-Teuta, me sfidën që do të luhet në “Kukës Arena”. Të dy ekipet renditen në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit dhë ditën e sotme kanë detyrim fitoren ku Dobi dhe Martini duan të ndryshojnë “fytyrat”e skuadrave respektive.
Gjithçka do të mbyllet me përballjen Erzeni-Partizani në “Diko Dovana”. Duke nisur që nga ora 15:45 “lufta” do të jetë e gjitha në fushën e blertë, me shijakasit që duna të rrëmbejnë 3 pikët për të lënë pas në renditje demat, ndërsa nga ana tjetër të kuqtë nuk duan të lëshojnë kreun e renditjes dhe synojnë vetëm fitoren.
[caption id="attachment_671083" align="alignnone" width="300"] Abissnet Superiore-sfidat e dites se sotme[/caption]