Abissnet Superiore është parashikuar të startojë më 19 gusht, por duket se në këtë ditë vështirë që skuadrat të zbresin në fushën e lojës. Sipas informacioneve me shumë gjasa sezoni 2023-2024 mund të ngre siparin më 26 gusht.
Kalendari për sezonin e ri është hedhur, por ajo që mban peng fillimin e kampionatit është e drejta televizive. Me tu mbyllur sezoni i kaluar FSHF-ja ndërpreu kontratën me “Oversport” dhe kur jemi pak javë para nisjes ende nuk dihet se ku do të transmetohen ndeshjet.
Ditë e ardhshme do të jenë vendimtare, me FSHF-në që duhet të vendosë sa më shpejt se kujt do t’i jepen e drejta e transmetimit, teksa skuadrat presin për të zbritur në fushë.
Poll