Zakonisht jemi mësuar që e marta dhe e mërkuara na servirin spektaklin e garantuar që ofrojnë ndeshjet e Champions League.
Por, këtë mesjavë kur Champions është pushim, për të gjithë tifozeritë janë rikthyer ndeshjet e kampionateve respektive.
Kështu ditën e djeshme u luajt Bologna-Inter në Serie A ku zikaltërit u ndalën në një barazim 1-1, por eedhe në Bundesliga dhe La Liga u zhvilluan takimet interesante dhe me gola. Barcelona fitoi 6-1 ndaj Eibarit e Bayern Munchen 0-3 në transfertë kundër Shalkes.
Mbrëmjen e sotme do të luhen disa sfida tepër interesante në kampionatet Europianë.
Në Bundesligë, Dortmund do të kërkojë të ruajë vendin e parë në klasifikim dhe do të luajë në transfertë ndaj Hamburgerit.
Në Serie A do të ketë gjithashtu ndeshje ionteresante ku spikat Lazio-Napoli dhe Juventus-Fiorentina. Milani gjithashtu do të kërkojë fitoren e radhës duke luajtur në shtëpi kundër SPAL.
Në La Liga, Realo Madrid do të kërkojë 3 pikë për të qëndruar pranë Barcelonës të shkëpujtur tashmë me 7 pikë diferencë, gjithashtu edhe te Atletico duket e njëjta situatë ku renditet sëbashku me Realin me 8 pikë në renditje.
Më poshtë keni të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot në kampionatet më të ndjekur të Europës:
