Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kam vetëm lavdërime për skuadrën”, Brdariç “qan” kartonin e kuq: Gjërat do shkonin ndryshe, ndërhyerja mund të evitohej

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam vetëm lavdërime për skuadrën”,

Vllaznia barazoi 1-1 me Teutën, në sfidën për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Të parët që shënuan ishin durrsakët me Gjorgjiev në të 55-tën, ndërsa Latifi vendosi ekuilibrat në të 70-tën. Ekipi nga Shkodra mbeti me një lojtar më pak në pjesën e parë, pasi Aralica u ndëshkua me të kuq. Pas sfidës, trajneri i Vllaznisë, Brdariç u shpreh:

“Mendoj se kam vetëm lavdërime për ekipin tim sot. Ajo që mund të them është se po të shënonim të parët, gjërat mund të kishin shkuar shumë më mirë. Kjo është një punë në grup. Ne fitojmë bashkë, e po ashtu humbasim bashkë. Ashtu si me Skënderbeun që e mbyllëm me 10 lojtarë, kishim mundësi që të fitojmë.  Ne i shtyjmë lojtarët që të bëjnë maksimumin e tyre. Duhet të bisedoj me lojtarët që t’i shmang kartonat e kuq. Kur shikoj kartonin e kuq, është një veprim prej budallai. Ishte një ndërhyerje e ekzagjëruar e Aralicës. Nuk mund ta fajësoj pasi donte të merrte topin.

Siç e thashë edhe më përpara, po të shënonim, loja do merrte drejtim tjetër. Teuta ishte një ekip ndryshe nga herët e tjera, pasi ka ndryshuar trajnerin. Ata merrnin kampionët e sezonit të kaluar. Ata janë po ai ekip që fituan kampionatin. Ajo ndërhyerje mund të evitohej dhe gjërat mund të shkonin më ndryshe" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga