
Ermir Sahiti është një nga lojtarët e talentuar shqiptar që aktivizohet e Hajduk Spilt. Sulmuesi 21-vjeçar aktivizohet te skuadra e dytë dhe shpreson të bëjë hapin e madh për në ekipin e parë. Në një lidhje me “Fan Zone”, Sahiti u shpreh se ka refuzuar Kosovën dhe dëshiron gjithmonë të luaj për Shqipërinë.
“E kam nisur mirë sezonin, por jam dëmtuar e për këtë arsye nuk kam luajtur shumë. Tani jam në formë. Është më mirë të kthehesh dy hapa mbrapa e të luash më shumë minuta se të jesh në një klub të madh e mos të luash.
Kombëtarja? “Kam luajtur për U-17 e deri te U-21. Dua të luaj gjithmonë për Shqipërinë dhe kam refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e shpresoj të grumbullohen në ekipin e madh. E kam nisur në Shqipëri dhe dua ta mbyll aty.
Unë mendoj që dua të luaj te Hajduk Split dhe shumë shpejt mund ta kap edhe Kombëtaren A. Kam një lojtar që më pëlqen shumë dhe është Iniesta. Dua të ndjek shembullin e Balaj, Roshit apo edhe disa të tjerëve”.