Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kaloi te Egnatia, TIRANA reagon ZYRTARISHT për Albano Aleksin

Shkruar nga NEWSPORT
Kaloi te Egnatia, TIRANA reagon ZYRTARISHT për Albano Aleksin

Albano Aleksi ishte surpriza e ditës së djeshme. Mesfushori ishte shumë afër rinovimit me bardheblutë, por në momentin e fundit vendosi për t’iu bashkuar Egnatias.

Vetëm një ditë më pas ka ardhur edhe reagimi i kryeqytetasve për ish-lojtarin e tyre. Klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar fierakun për kontributin e dhënë.

“Faleminderit Albano Aleksi !

KF Tirana konfirmon largimin e lojtarit Albano Aleksi! Lojtari dhe klubi kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Bardheblutë i urojnë suksese mesfushorit në karrierën e tij”, ka shkruar klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga