
Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në sfidën e javës së 21-të të Abissnet Superiore. Dy ekipet më me histori në futbollin shqiptar vihen përballë njëra-tjetrës në një “luftë” direkte për titullin kampion.
Bardheblutë dhe kuqeblutë kanë bërë tashmë “kalkulimet” e tyre për këtë duel, ku për kryeqytetasit do të vlente edhe një pikë në “Loro Boriçi”, ndërsa për vendasit bëjnë punë vetëm 3 pikët.
Duke parë rëndësinë e kësaj përballjeje që do të jetë e luftar deri në minutën e fundit, me spektaklin dhe emocionin të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe në fushë. Shehi dhe Josa kanë “fiksuar” edhe 11-të luftëtarët e tyre.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratce, Najdovski, Toshevski, Hila, Deliu, Lushkja, Patrick, Nikqi, Haxhiu (Hasani). Trajner: Orges Shehi.
Vllaznia: Zogovic, Smajli, Gurishta, Shehi, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, H.Marku, Hoxhaj, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa.