Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja është futur me ritëm të plotë, e përkthyer me ecurinë më të mirë në 5 ndeshjet e fundit të Superiores (4 fitore dhe 1 barazim).
Duket se triumfi 2 – 0 kundër kampionëve të Egnatias ka bërë “zhurmë”. Lirim Zalla, pjesë e panelit në emisionin “Skaner”, MCN, i ka dhënë “kreditet” sulmuesit Skuka, presidentit Demi dhe padyshim trajnerit Kërnaja:
“Të dy golat e Partizanit erdhën nga Skuka. Ai hyri shumë lehtë në brendësi të zones rivale. Xhuliano Skuka ishte i pandalshëm dhe e zgjidhi ndeshjen që në minutat e para.
Te Partizani është rindërtuar një grup shumë interesantë me në krye presidentin Gaz Demi. Rruga më e lehtë për të kapur Evropën është Kupa.
Do e ketë shumë të vështirë për të arritur 3 ekipet e para. Për mua, shtysa kryesore që Partizani po ecën në këtë ritëm është trajneri Oltijon Kërnaja”.
