Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Miqësorja e dytë e marsit, Kombëtarja U21 do të përballet në Antalia me ekipin e "përtej oqeanit"

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e dytë e marsit, Kombëtarja U21 do të
Shqipëria U21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një tjetër ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Amerikës U-21. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Amerikane të Futbollit për zhvillimin e këtij takimi më 30 mars, në orën 15:00, në Antalia, Turqi.

Fillimisht, Shqipëria U-21 do të luajë një test miqësor ndaj Japonisë U-21 më 27 mars, po në Antalia, ndërsa tre ditë më vonë do të zhvillohet sfida Shqipëri U-21 – Amerikë U-21.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, Kombëtarja U-21 do të angazhohet vetëm në ndeshje miqësore, pasi Shqipëria është kualifikuar automatikisht në këtë turne si një nga vendet organizatore.

Dy testet miqësore të muajit mars do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik për të vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar elementë të rinj në funksion të Europianit U-21 2027.

Poll

Lexo gjithashtu