Abissnet Superiore ndodhet 4 javë drejt fundit, teksa skuadrat luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët për të siguruar edhe objetivat e tyre. Tabelën e klasifikimit mund ta ndajmë në 3 pjesë. Tirana dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë e titullit. Egnatia, Laçi dhe Vllaznia të rendituara përkatësisht në vendin e 3, 4 dhe 5 do luftojnë për Europën.
Ndërkohë situata flet ndryshe për 5 vendet e fundit në klasifikim. Nga vendi i 6-të që mbahet nga Teuta e deri te Kastrioti që renditet i 10-të janë vetëm 10 pikë që i ndan skuadrat mes tyre. Gara për të siguruar mbijetesën është shumë e ashpër, ku 5 ekipe luftojnë mes tyre për të shpëtuar sezonin.
Teuta duket se në këtë pikë të kampionatit ka kundër dhe kalendarin, pasi në 4 javët e mbetura do të përballet me 3 ekipet që renditen sipër saj, ndërsa duel mbijetese ka vetëm me Kastriotin.
Ndërkohë Kukësi nga ana tjetër duket se ka në dorë fatet e saj, pasi do të duelojë direkt me Erzenin dhe Bylisin për mbijetesën, ndërsa dy sfiat e tjera do t’i luajë kundër Laçit dhe Egnatias.
Erzeni përveç duelit direkt me Kukësin do të sfidojë edhe Bylisin, Egnatian dhe Tiranën. Skuadra e Naxhi Shensoit nga ana tjetër luan ndaj Erzenit dhe Kukësit si duele direkte për mbijetesën, ndërsa sfidon edhe Tiranën e Vllaznisë.
I fundit por jo më pak i rëndësishmi është edhe Kastrioti. Krutanët duket do të luajnë kundër fatit, pasi përballjet i kanë me ekipet që ndodhen në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikmit. Fillimisht sfidojnë Egnatian, më pas Teutën, Partizanin dhe Laçin. Mbijetesa mbetet “enigmë” deri në javën e fundit, për të mësuar se cilat do të jenë dy ekipet që bien direkt në Kategorinë e Parë dhe kush do të luajë “Play-Out” me skuadrën që vjen nga “Play-Off” i kësaj kategorie.
[caption id="attachment_692519" align="alignnone" width="576"] Renditja e Abissnet Superiore[/caption]
[caption id="attachment_692507" align="alignnone" width="599"] Kalendari i javes 33-34[/caption]
[caption id="attachment_692508" align="alignnone" width="628"] Kalendari i javes 35-36[/caption]