
Partizani pas 4 javëve të para mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 3 fitore dhe një humbje. Duke përjashtuar Laçin, ekipet e tjera janë ekipe “të rinj” në Superiore dhe më të lehtë në letër. Në letër ama pasi Erzeni deri tani ka treguar që nuk ka ardhur rastësisht në elitën e futbollit shqiptarë.
Colella duhet t’i bëj llogarit mirë pasi malorja nis tani për të kuqtë. Ndeshja e ardhshme i dërgon në Kukës Arena, aty ku edhe pse ekipi vendas është në fund të renditjes përsëri mbetet një pengesë e vështirë. Direkt pas Kukësit vjen supersfida në derbi, aty ku rëndësia e ndeshjes ska nevojë për shpjegim. E treta është transferta në Shkodër aty ku Vllaznia pret të kuqtë si rival direkt për titullin kampion.