
Tirana ka zbritur ditën e djeshme në fushë ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Kukësit. Skuadra bardheblu është vënën nën urdhrat e trajnerit Jul Ahmataj. Krahas përgatitjeve për verilindorët, tekniku elbasanas është përqëndruar edhe te lojtarët që rrezikojnë të mos jenë në derbin e javës së 15-të kundër Partizanit.
Elton Cale, Agustin Torasa, Jurgen Celhaka, Michael Ngoo dhe Grent Halili rrezikojnë mos të jenë në fushë për derbin e radhës për shkak të kartonëve të verdhë. Nëse do të ndëshkohen dhe kundër nënkampionëve, atëherë do të jenë të detyruar ta ndjekin derbin nga tribuna pasi plotësojnë numrin katër të tyre.
Poll