Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ish sulmuesi i Egnatias ndërroi jetë në lule të rinisë, REAGON presidenti i FSHF-së Armand Duka

Shkruar nga NEWSPORT

 

Ish sulmuesi i Egnatias ndërroi jetë në lule të rinisë,
Armand Duka dhe James Ayinde

Ish-sulmuesi nigerian James Ayinde, nuk ia doli ndaj sëmundjes së kancerit në veshka, duke mbyllur sytë përgjithmonë në “lule të rinisë”, vetëm 24 vjeç.

Fakti që ish-lojtari ka luajtur me Egnatian dhe Lushnjen në futbollin shqiptar, e bën me të ndjeshme këtë “humbje” në vendin tonë.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka reguar përmes postimit në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmëve për këtë moment të vështirë.   

"I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta, në një moshë kaq të re, të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde.
Një djalë i ri, me ëndrra dhe pasion për futbollin, që luftoi me forcë deri në fund në betejën më të vështirë të jetës së tij.

Kontributi i tij me fanellën e Egnatias dhe më pas me KF Lushnja do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ayinde, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit që e njohu dhe e vlerësoi. U prehtë në paqe", shkruajti presidenti Duka.

  

Poll

Lexo gjithashtu