Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Superiorja, edhe Kategoria e Parë zbret nesër në fushë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka përfunduar dhe tashmë kampionatet do t’iu rikthehet aktivitetit të tyre. “Abissnet Superiore” do të luajë nesër dy nga ndeshjet e javës së 3-të, por jo vetëm kaq.

Edhe Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e javës së 2-të të saj. 5 takime mjaft interesante janë parashikuar të zhvillohen ditën e nesërme. Në orën 16:00 do të luhen të gjitha sfidat, ku skuadrat si Flamurtari, Korabi, Kastrioti do të tentojnë fitoret.

Besa e Kavajës pret Lushnjen, Kastrioti do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Burrelin. Ndërkohë Flamurtari luan në shtëpi ndaj Bylisit, ndërsa Korabi sfidohet me Apoloninë. Një tjetër takim është ai mes Tomorit dhe Luzit.

Supersfida mes Elbasanit dhe Vorës do të luhet ditën e enjte në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 18:30. Një duel interesant që vë përballë dy ekipet debutuese të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Ekipi i Artan Mërgjyshit do të kërkojë fitoren e dytë rresht,  ndërsa nga krahu tjetër Nevil Dede ka detyrim vetëm fitoren.

[caption id="attachment_705967" align="alignnone" width="687"]Ndeshjet e Kategorise se Pare Ndeshjet e Kategorise se Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga