
Vetëm pak ditë më parë Erald Çinari ndërpreu kontratën me skuadrën turke të Samsunspor, duke qenë tashmë një lojtar i lirë në treg. Ish-sulmuesi i Partizanit e ka paditur në FIFA ekipin turk, pasi pretendon se marrëveshja është prishur në mënyrë njëanëse dhe në këto kushte kërkon shlyerjen e detyrimeve sipas kontratës së nënshkruar.
Por përveç kësaj, ky ishte një lajm i mirë për ekipet e kampionatit shqiptarë, të cilat menjëherë pasi janë informuar kanë nisur të lëvizin edhe “gurët” e parë, ndërsa kanë shpehur interesimin për shërbimet e lojtarit. Si për ironi janë pikërisht dy ish-skuadrat e tij që kërkojnë rikthimin e 26-vjeçarit. Partizani dhe Vllaznia kanë nisur një “luftë” mes tyre, me lojtarin që nuk ka pemtuar asgjë.
Nuk janë vetëm ekipet e “Abissnet Superiore” që kanë shfaqur interes për ish-kampionin e shqipërisë me demat, pasi në Maqesoninë e Veriut e kërkon Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi po shqyrton me qetëis të gjitha ofertat dhe interesimet në drejtim të tij, duke pasur kështu “luksin” e zgjedhjes.