Jose Mourinho
15 milionë euro. Kaq është shuma që do të derdhë Real Madrid në arkat e klubit të Benficës për të afruar në stol Jose Mourinhon.
Kështu shkruan në një komunikim për mediat, vetë gjiganti portugez, që shkruan se trajneri do të zyrtarizohet tek “Mbretërorët” në momentin që Florentino Perez do të fitojë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 7 qershor.
Vlen për t’u rikujtuar se Mourinho ka dhënë tashmë miratimin e tij për dy blerjet e Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, të cilët do të kompletohen në momentin që tekniku portugez do të prezantohet si trajneri i ri i ekipit.
Komunikata zyrtare e klubit të Benficas
Poll
