
Florent Hasani është lojtari kyç në formacionin e Tiranës. Sulmuesi sezonin e kaluar ishte golashëneusi më i mirë i kampionatit, teksa edhe këtë sezon po udhëheq sulmin bardheblu. Merkatoja e janarit pritet të jetë e “zjarrtë” për futbollistin, i cili me shumë gjasa do të ndahet përfundimisht me kryeqytetasit.
Tirana nuk pritet të bëhet pengesë për Hasanin, pasi drejtuesit kërkojnë të mbushin arkat nga shitja e tij. Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë dhe përveç atyre nga Azerbajxhani dhe Turqia, sulmuesin e duan edhe në Kroaci dhe Arabi, emrat e skuadrave që nuk janë bërë të ditura ende.
26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me kryeqytetasit deri në qershor të vitit 2024, me sulmuesin që kërkon një transferim jashtë Shqipërie për të vazhduar karrierën. Në këto kushte kjo është një tjetër arsye se largimi i tij në merkaton e janarit mund të realizohem, pasi në të kundërt kryeqytetasit do ta humbisnin me parametra zero në fund të qershorit.
Hasani sipas “Transfermarkt” vlen 500 mijë euro. Kujtojmë se sulmuesi këtë sezon ka arritur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë 3 asiste në 12 ndeshje me fanelën e Tiranës.