Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm mungesa për Mehmetin, ndaj Teutës ka një rikthim të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm mungesa për Mehmetin, ndaj Teutës ka një rikthim

Dinamo do të luajë ndaj Teutës në “Niko Dovana” ditën e sotme, takim i vlefshëm për javën e 18-të dhe që do të startojë në orën 17:00. Një duel që do të jetë i luftuar, me “Blutë” që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat që iu mungon prej disa javësh.

Për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë durrsakëve do të vuajë mungesën e disa lojtarëve. Dritan Mehmeti nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Patrick Bardhit, Berim Krasniqit, të cilët ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimet.

Ndërkohë me shumë gjasa as Denisson, Zabërgja dhe Mesa nuk do të mund të japin kontributin e tyre. të 3 lojtarët në ditët e fundit nuk janë starvitur me skuadrën dhe Mehmeti duhet të nisë të mendojë për zëvendësuesit.

Pork a edhe lajme të mira për timonierin e “Bluve”. Për duelin e ditës së sotme do të ketë të gatshëm Albion Markun. Ky i fundit do të marrë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga