Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java e 4-të e Kategorisë së Parë luhet në fundjavë, duel “kokë më kokë” për kreun e klasifikimit (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë, teksa do të luajnë sfidat e javës së 4-të ditën e shtunë. Të 6 sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 15:00.

Takime interesante dhe të luftuara pritet të jenë mes ekipeve, ndërsa nuk mungojnë edhe duelet “kokë më kokë” për kreun e klasifikimit. Sfida e cila do të marrë gjithë vëmendjen e tifozëve do të jetë në “Elbasan Arena”, ku vihen  përballë Elbasani dhe Apolonia.

Të dyja ekipet kryesojnë me nga 7 pikë dhe dueli mes tyre do të vendosë edhe për liderin e Kategorisë së Parë pas javës së 4-të. Ndërkohë nga kjo sfidë mund të përfitojnë ekipet e tjera. Vora udhëton në Vlorë për të sfiduar Flamurtarin, ndërsa një tjetër duel interesant është edhe Tomori dhe Kastrioti,m me sfidën që luhet në Berat.  Duele të tjera janë dhe Burreli-Lushnja, Korabi –Besa dhe Luzi – Bylis.

[caption id="attachment_706827" align="alignnone" width="683"]Ndeshjet e Kategorise se Pare jave e 4-te Ndeshjet e Kategorise se Pare jave e 4-te[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga