Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java e 21 e SUPERLIGËS luhet në 3 ditë, duele "zjarri" për PARTIZANIN e SKËNDERBEUN (Oraret dhe data)

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 21 e SUPERLIGËS luhet në 3 ditë, duele "zjarri"

Ndryshe nga javët e fundit, ku jemi mësuar se Kategoria Superiore të zbres në fushë që të premten, java e 21-të e Superligës Shqiptare do t'i luaj takimet e saj të shpërndara po në tre ditë, por këtë herë në valle futet e hëna.

Skënderbeu-Laçi është Supersfida e kësaj jave dhe Sektori i Garave pranë FSHF-së ka vendosur që ky duel të mbyll javën e 21-të të Superligës. Dy skuadrat do të zbresin në fushën e blertë në stadiumin "Skënderbeu"  të hënën e 11 shkurtit, duke nisur nga ora 18:00.

Siparin e javës së 21-të e hap takimi i "Selman Stërmasit", Partizani-Kastrioti. Një 90 minutësh që ngjan me të pafundëm, duke parë se ky duel do të jetë i treti mes dy skuadrave gjatë dy javëve të fundit. Në Kupën e Shqipërisë ishin të kuqtë ata që kaluan më tej dhe 3 pikëshi është detyrim.

Ndërkohë, e diela do të jetë entuziasme në Durrës, Gjirokastër dhe Kamëz. Teuta mat forcat me Kamzën, në takimin "BIG" të ditës. Dueli i "Niko Dovanës" është programuar të nis në orën 17:00. Përpara tyre (ora 14:00) në fushë do të zbresin Luftëtari dhe Kukësi, që do të presin respektivisht Flamurtarin dhe Tiranën. Duele spektakolare në një fundjavë që duhet shijuar në maksimum.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga