Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

JAVA e 20-të e SUPERIORES/ Ndeshjet në dy ditë, e nis Partizani dhe e mbyll Bylisi (Datat dhe Ora)

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore po fillon t'i numërojë mbrapsht ndeshjet e mbetura dhe klubet janë futur në trysninë e pikëve. Teksa për 5 ditë janë zhvilluar dy javë të kampionatit, 18-të dhe 19-të, klubet e Superiores nuk do të gjejnë qetësi pasi kalendari i ngjeshur do të vazhdojë. Në mesjavë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa së fundmi është zbuluar dhe axhenda e ndeshjeve të vlefshme për javën e 20-të.

Java e 20-të do të ndahet në dytë në datat 2 dhe 3 shkurt. Ndeshja e parë për muajn shkurt do të jetë ajo mes Luftëtarit dhe Partizanit në orën 14:00, ndërsa më pas do të vijojnë Flamurtari-Kukësi dhe Tirana - Teuta në orën 17:00. Dita e hënë rezervon gjithashtu dy ndeshje të tjera. Laçi-Skënderbeu dhe Bylis - Vllaznia në orën 14:00. Kjo zgjedhje për ditën e hënë është bërë edhe për shkak se Bylis dhe Laçi luajnë ndaj njëra tjetrës ditën e enjte në Kupën e Shqipërisë dhe në këtë mënyrë iu duhet më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen e Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga