Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 14-të, teksa tashmë vëmendja është kthyer te takimet e ardhshme. Java e 15-të njëjtë si “Abissnet Superiore” do të luhet në dy ditë, të dielë dhe të hënë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30, teksa në program janë duele mjaft interesante dhe të luftuara, ku spikasin duelet në Vorë dhe në Fier. Apolonia do të presë Elbasanin, një takim mjaft i luftuar dhe interesante me dy ekipet që kërkojnë vetëm 3 pikët për të mbajtur hapin e Bylisit.
Vora dhe Flamurtari është sfida tjetër që zgjon interes, ku vlonjatët synojnë vazhdimësinë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Klodian Arbri tenton rikthimin te fitorja. Një tjetër përballje do të jetë Kastrioti – Tomori. Të dyja ekipet prej më shumë se 5 javësh nuk e njohin fitoren dhe synojnë 3 pikët për të shkelmuar krizën.
Kryesuesit e Bylis do të presin në shtëpi Luzin e vendit të fundit, ndërsa Lushnja do të presë Burrelin, teksa Korabi do të udhëtojë në Kavajë për të sfiduar Besën.
[caption id="attachment_714570" align="alignnone" width="688"] Ndeshjet e javes se 15-te te Kategorise se Pare[/caption]