Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

James Adeniyi bëhet me skuadër të re, lë "thatë" Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
James Adeniyi bëhet me skuadër të re, lë

Pas Sodiq Atanda dhe Sabjen Lilaj, një tjetër njohje e vjetër e Superligës shqiptare ka vendosur të transferohet në kampionatin izraelit.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Laçit, James Adeniyi, i cili ka arritur akordin me Hapoel Ironi Kiryat Shmon. Nigeriani pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, teksa do të kalojë në radhët e izraelitëve në formulën e huazimit.

Për të bërë të mundur këtë operacion, Hapoel ka depozituar plot 100 mijë euro në arkat e klubit të Qabala, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit. Gjithsesi, edhe pse Skënderbeu ka mbajtur 20 % të kartonit të tij në rast shitje, korçarët nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga kjo lëvizje.

Kjo për shkak se Hapoel e merr në formulën e huazimit sulmuesin që realizoi 10 gola në sezonin e tij të parë me azerbajxhanasit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu