Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Messi nuk është “normal”! Ylli argjentinas dhuron “magjinë” e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Messi nuk është “normal”! Ylli argjentinas dhuron
Goli i Messit

Inter Miami ka marrë fitore “thriller” kundër New York City 3 – 2. Edhe pse kaluan të parët në epërsi me Lujan (minuta e 3-të), skuadra nga Florida nuk e mbrojti dot avantazhin, teksa vendasit barazuan me Mercau (minuta e 17-të).

Në pjesën e dytë, New York përmbysi gjithçka me Ojeda (59’), por ylli botëror Lionel Messi nuk e kishte thënë “fjalën” e tij. Në minutën e 61-të, sulmuesi argjentinas shënoi nga goditja e dënimit, e ku dhuroi “magji” prej distancës.

Realizimi i Messit, “ndezi” Inter Miami. Ata shënuan golin e fitores me Micael, ndërsa pas 5 javësh në MLS (Konferenca Lindore), mbajnë pozitën e 3-të në tabelë me 10 pikë, 3 më pak se lideri Nashville.   

 

Poll

Lexo gjithashtu