Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAZAKONTË! U përplas fizikisht me presidentin, SHKARKOHET trajneri

Shkruar nga NEWSPORT
E PAZAKONTË! U përplas fizikisht me presidentin, SHKARKOHET trajneri
Cristiano Bacci

Një situatë e pazakontë është regjistruar në futbollin portugez, ku trajneri italian Cristiano Bacci është shkarkuar nga Tondela. Vendimi erdhi pas një përplasjeje të fortë me presidentin Gilberto Coimbra.

Sipas mediave vendase, dy protagonistët u përballën në një zyrë të klubit, ku situata doli jashtë kontrollit. Raportohet se debati u përshkallëzua deri në kontakt fizik mes palëve.

Tekniku 50-vjeçar kishte drejtuar Tondelën në 16 ndeshje gjatë kësaj periudhe. Më herët, ai ka qenë në stolin e skuadrave si Panserraikos, Moreirense dhe Boavista.

Poll

Lexo gjithashtu