Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Ylli i Bayernit nuk njeh limite! Anësori pranë REKORDIT në Bundesliga, në radhë për t'u parakaluar dhe "ish-i" i bavarezëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Bayernit nuk njeh limite! Anësori pranë REKORDIT në
Michael Olise

Michael Olise është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm te Bayern, ndërsa forma e tij e jashtëzakonshme në Bundesliga mund të sjellë edhe thyerjen e një rekordi të ri në kampionat.

Anësori francez është fare pranë të bëhet “asistmeni më i mirë” në Gjermani, pasi dhe shifrat e flasin qartë ndikimin e tij tek bavarezët, sa herë është dashur prania e tij për të zgjidhur sfidat.

Momentalisht, Olise numëron 20 asiste në sezon, çfarë faktorizon dhe arsyen pse trajneri Vincent Kompany e ka të fiksuar në formacionin titullar në të gjitha kompeticionet ku gjermanët luajnë.

Përpara tij në renditje janë ish-i i bavarezëve, Thomas Muller me 21 asistime, Kevin De Bruyne me të njëjtin numër, ndërsa kreun e mban Emil Forsberg me 22 të tillë. Shifra të lehta për t’u parakaluar nga 24-vjeçari, kur kanë mbetur dhe 7 javë drejt përfundimit të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu