Romario - Carlo Ancelotti
Lista e Carlo Ancelottit për ndeshjet e Brazilit në muajin mars ka ngritur polemika të mëdha lidhur me mospërfshirjen e Neymar, i cili priste me padurim një rikthim në kombëtare.
Për këtë mungesë të rëndësishme në listën e të grumbulluarve, një reagim të fortë ka patur dhe nga legjenda braziliane, Romario i cili nuk e ka kursyer aspak trajnerin italian në zgjedhjet e bëra për këto ndeshje.
“Selektimi është për lojtarët më të mirë dhe ata të talentuar, ndaj dhe Neymari duhet të ftohej, edhe nëse nuk do të ishte në kulmin e tij. Kushtojini vëmendje mister, një kampion si ai duhet të luajë”, ka thënë Romario.
Poll
