Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bayern "i mbyll" derën Liverpool për yllin francez që shihej si pasues i Salah, drejtori sportiv i klubit gjerman: Ta harroni!

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern "i mbyll" derën Liverpool për yllin francez që
Harry Kane & Michael Olise

Vendimi i Mohamed Salah për t'u larguar nga Liverpool në fund të sezonit, ka bërë që tek "The Reds" të vihen në lëvizje për zëvendësimin e tij në "Anfield Road".

Sulmuesi egjiptian pritet të përfundojë kontratën e mbetur që i skadon në 30 qershor 2026, për t'u bërë më pas agjent i lirë për skuadrat e tjera që do të interesohen për shërbimet e tij.

Drejtuesit kanë piketuar yllin e Bayern Munich, Michael Olise, i cili identifikon pasuesin e duhur të Salah për karakteristikat që ka në fushën e lojës. Megjithatë, tentativat për të hequr anësorin francez nga "Allianz Stadium" mund të dështojnë ende pa nisur akoma pasi drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl nuk e çon nëpërmend të privohet nga një lojtar si Olise. 

"As që e konsiderojmë një mundësi të tillë", ka deklaruar Eberl. 

Më tej, drejtori ka shtuar se në kontratën e 24-vjeçarit nuk ekziston asnjë klauzolë lirimi, ndaj dhe tek bavarezët ai mban statusit e të paprekshmit. 

Poll

Lexo gjithashtu