Luis Godinho ka reaguar ashpër ndaj rasteve të fundit të dhunës në futbollin portugez, duke kërkuar masa të menjëhershme nga autoritetet. Arbitri i FIFA-s theksoi se incidentet në Lagoa, Ponte de Frielas dhe Vieira do Minho nuk janë të izoluara, por pjesë e një fenomeni të përsëritur.
Ai ngriti shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes nga policia dhe klimën e pandëshkueshmërisë që, sipas tij, po e normalizon dhunën në sport. “Sot goditen arbitrat, nesër mund të jenë lojtarët, trajnerët apo edhe fëmijët. Mjaft, mjaft, mjaft”, paralajmëroi Godinho.
Në fund, ai bëri thirrje për më shumë respekt dhe mbrojtje në futboll, duke vënë theksin te roli edukativ i sportit. Sipas tij, futbolli portugez dhe brezat e rinj meritojnë një ambient ku promovohen vlerat dhe jo dhuna.
