Eleminimi në 1/8-tat e Champions nga Reali nuk është kapërdirë mirë nga Pep Guardiola i cili ka zgjedhur t’u hakmerret përmes një deklarate që ka shkaktuar bujë në opinionin publik.
Pasi mposhti Arsenalin në Kupën e Anglisë me shifrat 2-0, trajneri i Citizens është pyetur pas sfidës se kush sipas tij janë skuadrat më të mira të Europës në këtë fazë kulimante të sezonit.
“Duhet të krenohemi për këtë nivel loje dhe fitoren. Mposhtëm një nga skuadrat më të mirat e Europës, krahas Bayernit dhe ndoshta Barcelonës”, është përgjigjur Guardiola.
Carabao Cup ishte i 40-ti për spanjollin në palmarin e trofeve si trajner në nivel klubesh. Sakaq, Manchesteri i tij është ende në garë për kampionatin pasi distanca mes tyre dhe Arsenalit kryesues është 9 pikë, kur kanë mbetur dhe 8 javë për t’u luajtur deri në përfundim të sezonit.
