Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani godet në merkato dhe "kërcënon" rivalët në Superiore, vjen sulmuesi nga Nigeria

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani godet në merkato dhe "kërcënon" rivalët
Malik Odeyinka,- Elbasani

Elbasani ka njoftuar afrimin më të ri në skuadër. Verdheblutë kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nga Nigeria, Malik Odeyinka, i cili vjen për herë të parë në kampionatin shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare. 19-vjeçari vjen nga eksperienca të mëparshme në kampionatin armen me skuadra si Alashkert FC dhe FC Van.

Një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Ivan Gvozdenovic në këtë pikë të rëndësishme të sezonit, pasi Elbasani i tij renditet i dyti në Abissnet Superiore me pikë të barabarta me Vllazninë kryesuese. 

 

Poll

Lexo gjithashtu