Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Jam krenar që drejtoj këtë skuadër", Nevil Dede: Partizani - Egnatia është finale e parakohshme

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam krenar që drejtoj këtë skuadër", Nevil Dede:

Elbasani fitoi përballë Lushnjes në stadiumin “Tomori”. Në ndeshjen e javës së 3-të të Kategorisë së Parë, verdheblutë fituan minimalisht 0-1.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i “tigrave”, Nevil Dede.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ka specifikë. Një kundërshtar si Lushnja që është munduar të krijojë skuadër kompetitive. Në pjesën e dytë na vendosën në vështirësi. Edhe terreni sintetik ishte problem. Por duhet të bëjmë më mirë patjetër. Kishte disa raste, por gjithçka fliste për ne. Bari sintetik dhe temperatura ishin një element që ndikoi.

Jam kthyer në shtëpi dhe jam krenar që drejtoi këtë skuadër. Falenderoj tifozët që nuk na lënë kurrë vetëm. Kemi disa faktorë dhe element që na mbështesin, fundja tifozi është për tifozët.

Do ta shoh ndeshjen e Partizanit në telefon, do të doja të isha në stadium, por kjo është vitrinë e Superiores. Kjo është një Superkupë e parakohshme”, u shpreh Nevil Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga