Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Jashtë Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, “ZBULOHET” formacioni titullar i Sylvinhos në Varshavë

Shkruar nga NEWSPORT
Jashtë Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, “ZBULOHET”
Anis Mehmeti, Sylvinho dhe Ernest Muçi

Ndërsa na ndajnë më pak se 48 orë nga ndeshja e shumëpritur Poloni – Shqipëri, në kuadër të “Play-Off”-it për Kupën e Botës, ish-trajneri Gerd Haxhiu, ka përpiluar formacionin që “timonieri” Sylvinho pritet ta nis në Varshavë.

Sipas Haxhiut, edhe pse sulmuesët Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti po përjetojnë sezon fantastik në ekipet respketive, nuk i shkojnë përshtat filozofisë për nga minuta e parë ndaj polakëve.

Në “lupën” e 53-vjeçarit, Thomas Strakosha nuk diskutohet në portë, ndërsa binomi qendror në prapavijë do jetë Gjimshiti-Ismajli, shoqëruar nga linjat me Mitaj në të majtë dhe Hysaj djathtas.

Më sipër, pra në mesfushë, Julian Shehu do mbaj profilin e “kontrollorit”, së bashku me Ramadanin dhe Kristjan Asllanin.

Edhe pse Armando Broja nuk vjen nga një moment i mirë te Burnley në Premier League, për shkak të problemeve fizike dhe mungesës së minutazhit, Gerd Haxhiu nuk ka dyshime, titullar kundër Polonisë në pozitën e “pykës”. Krahët e repartit ofensiv do mbulohen prej Arbër Hoxhës (e djathtë) dhe Myrto Uzuni (e majtë).    

Jashtë Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, “ZBULOHET”
Formacioni startues i Sylvinhos kundër Polonisë sipas Gerd Haxhiut

 

 

Poll

Lexo gjithashtu