Berat Gjimshiti
Mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti rezultoi “mur” i pakalueshëm për ekipin e Veronës në ndeshjen e djeshme, e fituar 1 – 0 nga Atalanta.
Paraqitja bindëse e kapitenit të Kombëtares u diktua edhe në formacionin e javës në Serie A sipas “SofaScore”, java e 30-të. Edhe pse Milan, Inter, Juventus apo Napoli kanë lojtar më të “zëshëm”, Gjimshiti i la “targën” Akanjit, Tomorit, Bremer, apo Buongiornos.
33-vjeçari rrit optimizmin te trajneri Sylvinho para Polonisë, pasi konsiderohet “shtyllë” në qendër të mbrojtjes dhe pikë referimi në fazën defensive.
Formacioni i javës
Poll
