Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ja kombinimet e mbetura që Shqipëria të shpresojë për kualifkimi në 1/8-at

Shkruar nga NEWSPORT

Nesër do të luhen katër ndeshje në dy grupe, të cilat do të bëjnë dhe përmbylljen e ndeshjes së tretë në grupe dhe ku do të përcaktohet dhe katërshja me të tretat më të mira që do të luajnë në fazën e 1/8-ave.

Takimet që kanë mbetur janë:

1-Hungari – Portugali

2-Islandë – Austri

3-Itali – Irlandë

4-Suedi – Belgjikë

 

Në këto katër takime kombinimet duhet të jenë të tilla:

1-Të fitojë Hungaria që të eleminohet direkt Portugalia, pasi edhe me barazimin, portugezët kalojnë mbi Shqipërinë pasi kanë një gol të shënuar e një të pësuar.

2-Të fitojë Islanda, pasi barazimi me gola, apo fitorja e Austrisë që ka golavarazh -2 (0 të shënuar, 2 të pësuar) skualifkojnë Shqipërinë.

3-Të fitoja Italia ose të barazojë me Irlandën. Fitorja e Irlandezëve shuan shpresat e kuqezinjve.

4-Të fitojë Belgjika ose të dalë barazim me Suedinë, në mënyrë që skandinavët të eleminohen dhe renditja në grupin F të jetë sipas asaj që shpreson Shqipëria.

grupet

 

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga