Liverpool - Tottenham
Superndeshja e javës së 30-të në Premier League Liverpool – Tottenham, ka përfunduar në shifrat 1 – 1. “Reds” vinin pas disfatës në Wolves, kurse “Gjelat” kanë seri rezultatesh negative.
Goli i parë erdhi në minutën e 18-të nga Szoboszlai. Tottenham ishte më kërkues në tërësi, ndërsa golin e barazimit e shënoi vetëm në fundin e ndeshjes me Richarlison.
Ky rezultat, nuk i hyn në “xhep” asnjërës palë. Liverpool pas kësaj jave, ndodhet 2 pikë mbrapa Aston Villa-s së vendit të 4-të, pozitë që të dërgon në Champions League. Tottenham gjendet vetëm 1 pikë larg rënies nga elita e futbollit anglez.
GOL SZOBOSZLAI
GOL RICHARLISON
Poll
