
“Blloku” juventin nuk është komod vetëm për trajnerin e Italisë, Antonio Konten. 12 lojtarët e Juventusit që janë në Francë, janë të 12-të rëndësishëm për skuadrat e tyre. Vetëm Morata ka dalë nga grupi i trajnerit Alegri, i cili shpreson që nga ky grup të mos humbasë Pogbanë. Të gjithë juventinët janë të kualifikuar për fazën e 1/8-ave. Janë 6 axurrët Bufon, Barzalji, Bonuçi, Kielini, Sturaro dhe Zaza, dy francezët Evra dhe Pogba, zviceriani Lihshtajner, gjermani Khedira, kroati Manxhukiç, si dhe spanjolli Morata, tashmë i larguar nga Juve. Askush deri më tani nuk ka shkuar në shtëpi: asnjë ndeshje e drejtpërdrejtë në raundin e dytë. Kështu, Juventusi është ekipi,që ndikon më shumë në Europian. Janë 66 pikë dhe 31 ndeshje, ndërkohë që askush nuk shkoi në Francë për të ngrohur stolin, madje as Sturaro.
Si Juventusi, edhe Liverpoli ka 12 lojtarë në Euro, por e veçanta e juventinëve është se ata kanë më shumë peshë në kombëtaret e tyre dhe këtu llogariten disa tregues, siç janë golat, asistet dhe aktivizimi. Megjithatë, edhe juventinët e kanë një “defekt”, ka shënuar vetëm Morata. Të tjerët ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës.