Armand Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar disa orë para ndeshjes Kosovë – Turqi, e vlefshme për finalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që luhet në “Fadil Vokrri”, nis në orën 20:45.
Duka ka inkurajuar futbollistët dardanë, teksa shpreh edhe keqardhje, për shkak se Kombëtarja shqiptare nuk është në këtë fazë “play-off”. Ndër të tjera, kreu i FSHF-së, nuk e fsheh shpresën që i jep Kosova për ndeshjen historike të mbrëmjes së sotme.
“Ndoshta sot mund të ishim dy... por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë”, shkruan Duka në rrjetet sociale.
Poll
