Italia do të përballet me Bosnje Hercegovinën në ndeshjen finale që do t’i mundësonte atyre kualifikimin drejt Botërorit, kompeticion që u mungon “Azurrëve” që prej 12 vitesh.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka shansin e artë të mos përsërisë të njëjtin “gabim”, teksa i duhet të durojë dhe “tekat” e UEF-s, e cila ka përcaktuar dhe arbitrin për këtë sfidë.
Clement Turpin do të vendosë drejtësi në stadiumin “Bilino Polje”, ndaj dhe pritet me shumë interes nga tifozët italianë se si do të jetë gjykimi i radhës i francezit.
Kujtojmë se italianët nuk kanë kujtime dhe aq të mira ndaj këtij arbitri pasi Turpin ishte protagonist në humbjen e kësaj kombëtareje në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 1-0, ndaj dhe precedent i përsëritur të martën do t’i linte pa gjumë “Azurrët” në një dështim tjetër hipotetik për t’u bërë pjesë e më të mirave të botës.
