
Mesfushori shqiptar, që luan për ngjyrat e "helvetëve", Valon Behrami ka lavdëruar skuadrën Italiane për lojën që bëjnë. Ai ka thënë që italianët kanë një ekip të kompletuar, me lojtarë që janë të harmonizuar me njëri-tjetrin.
“Italia ka ekipin më të kompletuar dhe solid këtu”, ka thënë ish-futbollisti i Lazios, Napolit dhe Fiorentinas për “Sky Sport”. “Spanja ka gjithashtu ekip të mirë, por edhe Gjermania”, ishte komenti i Behramit. Spanja dhe Italia do të ndeshen në 1/8, kurse Zvicra e Behramit do të ndeshet me Poloninë.
Behrami është ndër lojtarët kyç të Zvicrës që e ndihmoi këtë përfaqësuese të kualifikohet në 1/8.
Poll