Islandë-Austri 2-1
Formacionet
Islanda: Halldórsson, B. Sævarsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, Sigthórsson ,G.Sigurdsson, Árnason, Bödvarsson, A. Gunnarsson, A. Skúlason Trajner: Lars Lagerback
Skema: 4-4-2
Austria: Almer, Dragović, Hinteregger, Fuchs, Ilsanker, Arnautović, Alaba, Baumgartlinger, Prödl, Klein, Sabitzer Trajner: Marsel Koller
Skema: 4-5-1
Gjyqtarë: Szymon Marciniak, Paëeł Sokolnicki, Tomasz Listkieëicz
Stadiumi: Stade de France, Saint Denis
Pjesa e parë: Ndeshja fillon e dyluftuar nga të dyja skuadrat. Loja luhet në mesin e fushës me skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Në minutën e 15' Sigurdsson gjuan sferën nga këndorja duke e harkuar në zonë, por Arnasson godet keq. Austriakët duken të vendosur për të mos e humbur këtë takim, ku Arnautovic në minutën e 29' shpërdoron një rast i vetëm me portierin me Islandez, e dërgon topin jashtë. Skuadra e Alabës është më këmbngulëse. Loja luhet në gjysmëfushën islandeze. Rastet janë të shumta për skuadrën austriake, por pamundur të konkretizojnë. Dragovic në minutën e 37' arrin të shënjestrojë shtyllën e djathtë të portierit islandez, duke humbur një rast të artë për shënim. Austriakët janë aty dhe në minutën e 42' Hintereger nuk gjen dot portën pas harkimit të topit nga këndorja nga Fuchs. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, duke mos shënuar raste të tjera.
Pjesa e dytë: Pjesa e dytë nis vrullshëm për skuadrën Austriake të cilët janë në kërkim të golit të barazimit. Schopf në minutën e 55' ka një shans të artë shënimi, por topi i goditur prej tij dërgohet në këndore nga portieri islandez. Schopf në minutën e 60' do të çojë peshë tifozerinë Austriake me golin e tij. Takimi ndizet akoma më shumë. Të dyja ekipet nuk pajtohen me këtë barazim. Bëhet një lojë e shpejtë ndërmjet tyre, aq sa gjyqtari nuk arrin të mbajë ritmin e lojtarëve duke qëndruar më së shumti në mesin e fushës. Islandezët duket sikur marrin në dorë frenat e lojës, duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën e ekipit Austriak. Austriakët kundërpërgjigjen duke fituar disa këndore rresht, por që nuk arrijnë t'i konkretizojnë. Minuta 82' dhe takimi është në barazim 1-1.Duhej të vinte koha shtesë që islandezët të shënonin golin e fitores me anë të Traustason duke e renditur Islandën në vend të dytë.