Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Islanda debuton me barazim, ndal Portugalinë e Ronaldos

Shkruar nga NEWSPORT

"Luzitanët" e yjeve si Ronaldo, Nani & Co., nuk kanë arritur që të mundin një ekip "pleqsh" dhe debutuesisht si Islanda. Skuadra që vjen nga një vend me 330 mijë banorë ka arritur që të ndalë në barazim Portugalinë me gol të Bjarnason. Në minutën e 31 Portugalia shënoi me Nanin, ndërsa shifrat i barazon Bjarnason me fillimin e pjesës së dytë. Deri në përfundim rezultati mbetet i pandryshueshëm, teksa Islanda merr një pikë me vlerë përballë skuadrës së milionave.

https://www.youtube.com/watch?v=6KyBy2VeXF8

Portugal's forward Cristiano Ronaldo warms-up prior to the start of the Euro 2016 group F football match between Portugal and Iceland at the Geoffroy-Guichard stadium in Saint-Etienne on June 14, 2016. / AFP / FRANCISCO LEONG (Photo credit should read FRANCISCO LEONG/AFP/Getty Images)

Portugali - Islandë 1-1

Shënues: Nani 32' / Bjarnason 51'

Formacionet

Portugalia:  Rui Patrício, Pepe, Raphael Guerreiro, Ricardo Carvalho, Ronaldo, João Moutinho (Renato Sanches 71'), João Mário (Quaresma 76'), Vieirinha, Danilo, André Gomes (Eder 84'), Nani. Trajner: Fernando Santos

Skema: 4-3-1-2

Islanda: Halldórsson, B. Sævarsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, Sigthórsson (Finnbogason 80'), G. Sigurdsson, Árnason, Bödvarsson, A. Gunnarsson, A. Skúlason. Trajner: Lars Lagerbäck

Skema: 4-4-2

Gjyqtarë: Cüneyt Çakır, Bahattin Duran, Tarik Ongun (Turqi)

Kartonë të verdhë: Bjarnason 55'

Stadiumi: "Geoffroy Guichard"  Saint-Etienne

[caption id="attachment_3902" align="alignright" width="300"]bjarnason Festa e Bjarnason pas shënimit të golit të barazimit[/caption]

Pjesa e parë - Në minutën e 20 ka pasur të gjitha shanset Portugalia për të kaluar në avantazh. Cristiano Ronaldo merr krahun në të majtë dhe kroson në zonë, aty ku me kokë kërcen fort Nani mbi mbrojtësit e Islandës, por sfera ndalet nga këmbët e portierit Halldorsson. Ndërsa pesë minuta më vonë është Andre Gomes që kroson në zonë për Ronaldon, i cili kishte të gjitha mundësitë që të shënonte, por nuk godet dot siç duhet në momentin e fundit duke lënë portierin e Islandës që të zotërojë sferën. Nuk kanë rezituar më tepër islandezët, top në zonë për Nanin që këtë herë nuk gabon dhe e dërgon sferën në rrjetë në minutën e 32. Me këtë gol mbyllet dhe pjesa e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=r5qvvy6OilQ

Pjesa e dytë- Pushimi në dhomat e zhveshjes duket se u bën mirë Islandezëve, të cilët me fillimin e pjesës së dytë shfaqen agresivë dhe arrijnë të realizojnë golin e barazimit me anë të Bjarnason. Në minutat në vijim janë sërish ishullorët që ushtrojnë presion ndaj "Luzitanëve", të cilët nuk dalin dot nga ngërçi psikologjik që i kap pas pësimit të golit të barazimit. Deri në përfundim rezultati mbetet i pandryshueshëm edhe pse Fernando Santos shton forcat në sulm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga